KE: Kuvendi i pafuqishëm dhe me shumë mangësi

Mangësi të shumta ka konstatuar Komisioni Evropian në Raportin e progresit, në pjesën që i kushtohet organit më të lartë përfaqësues – Kuvendit.

Mosushtrimi i kontrollit mbi Qeverinë, dështimi për t’i zgjedhur anëtarët e bordeve në bazë të meritave, miratimi i ligjeve në procedurë të përshpejtuar dhe pa debat – janë disa prej mangësive të institucionit më të lartë ligjvënës, që evidentohen në Raportin e progresit, shkruan Koha Ditore.

Si shqetësuese përmenden mungesa e shpeshtë e deputetëve në seancat plenare, polarizimi i vazhdueshëm politik dhe hedhja e gazit lotsjellës brenda sallës së Kuvendit.

Raporti, i cili u publikua të martën, fillimisht i bën një përshkrim mosfunksionimit të punës së Kuvendit për muaj të tërë, duke ndikuar edhe në mospërmbushjen e obligimeve që dalin nga agjenda evropiane… (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme