“Ke lindur me defekt!”, “Ti je i ndyrë!”- Përplasja në GJKKO, Petrit Qoli mohon takimin me Nuredin Dumanin: Po më gjetët një dëshmitar, do të kërkoj vrasje franceze në gijotinë!

Nuredin Dumani është përplasur në seancën gjyqësorë të GJKKO me ata që ai i ka denoncuar si porositësit e vrasjes së Fatmira Dedës, nënës së të ndjerit Ervis Dedës, i njohur ndryshe si “Losha”.


Gjatë seancës në kuadër të dosjes “Pumbi i Artë”, Nuredin Dumani ka rrëfuar se ka marrë si premtim nga Festim Qoli për 40 mijë euro për vrasjen e Fatmira Dedës.

I penduari i drejtësisë ka treguar se 10 mijë euro paradhënie i kishte marrë nga Festim Qoli, ndërsa 30 mijë euro i mori disa ditë pas vrasjes nga Petrit Qoli.

“Festim Qoli më premtoi 40 mijë euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mije euro mi ka dhënë Petrit Qoli disa ditë pas ngjarjes. 10 mije euro i mora paradhënie nga Festim Qoli”, ka thënë Dumani, i cili shtoi: “Ky ka ndihmuar njerëz, po ka ndihmuar edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit. Por s’ja di emrin atij turkut.  Fatmira Deda që ditën 1 kur u gra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj”.

Gjatë seancës në GJKKO, Petrit Qoli ka mohuar takimin me Nuredin Dumain, teksa ka thënë se po të kishte një dëshmitarë të vetëm për të takim, ai do kërkonte që të ekzekutohej në gijotine.

“Unë jam kapiten, jam kapo, pse s’më ke kërkuar ndihmë ti mua?! Kur dikush me detyrohet mua, unë i nxjerr sytë, pse s’më ndihmon.  Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me birë në zemër, ka lind me difekt. Verifikojnë e nderuar trup gjykues është operuar në France nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera, fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vra njerëz”, është shprehur Petrit Qoli.

 PERPLASJA NE GJYKATE

Nuredin Dumani: Festim Qoli me premtoi 40 mije euro, dhe po ashtu do të përfshihesha edhe në trafikun e kokainës. E dija që Petrit Qoli merrej me biznes. 30 mije euro mi ka dhënë Petrit Qoli disa ditë pas ngjarjes. 10 mije euro i mora paradhënie nga Festim Qoli.

Petrit Qoli: Kush ishte dëshmitar i takimit tonë, pas ngjarjes tek lokali, një dëshmitarë të më gjej unë dua varje franceze në gijotinë.

Nuredin Dumani: Ky ka ndërtuar xhami, por me hip në maj të minares, është rrezik se bie poshtë. Ky ka ndihmuar njerëz, po ka ndihmuar edhe një turk në 2014 të shkonte në fund të detit, por s’ja di emrin atij turkut.  Fatmira Deda që ditën 1 kur u gra Ervis Deda ose Losha, ajo bënte përgjegjës të dy vëllezërit Petrit dhe Festim Qoli, për vrasjen e djalit të saj.

Petrit Qoli: Kam 3 faqe hyrje kam, po nuk ju binda që jam i pafajshëm, atëherë unë jam krijesa me e shpifur në gjithë tokën shqiptare.

Gjatë fjalës së tij, Petrit Qoli  nuk i kurseu akuzat ndaj penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanin.

Petrit Qoli: Ditën kur ka dëshmuar para jush mos kanë qenë para jush mos kanë qenë sëmure, ka qene konfuz, s’ka qene ne rregull. Ne seancat e para sytë i shkëlqenin, se shpëtove nga vdekja apo se fute ne burg njerëzit qe urreje, cili nga këto është i vërtet? Ku ishe ti kur prisje sms nga Agroni?

Nuredin Dumani: une e kam sqaruar kam vajtur afër pallatit para se të më vinte sms nga Agroni.

Petrit Qoli: Vetëm atë ditë të ka derguar sms?

Nuredin Dumani: Jo edhe here te tjera.

Petrit Qoli: Pse ju ka dështuar plani?

Nuredin Dumani: Nuk ka dështuar plani, thjesht s’kemi qenë gati…

Petrit Qoli: Unë jam kapiten, jam kapo, pse s’më ke kërkuar ndihmë ti mua?! Kur dikush me detyrohet mua, unë i nxjerr sytë, pse s’më ndihmon.  Pse nuk i tregon prokurorit që ke lindur me birë në zemër, ka lind me difekt. Verifikojnë e nderuar trup gjykues është operuar në France nga zemra. Ky e ka babën burrë me vlera, fati i tij i keq, ti je i ndyrë, për ca topa letre ke vra njerëz.

PERPLASJA ME AGRON QOLIN

Agron Qoli: A jeni i sigurt qe po tregoni të vërteten e vrasjes se asaj nëne? Dikur keni thëne që jeni ju?

Nuredin Dumani: Kam thëne të vërteten.

Agron Qoli: A je ul me mua për kafe?

Nuredin Dumani: Jo

Agron Qoli: Me ke parë mua me tek karburanti?

Nuredin Dumani: Kemi shkuar kur kemi marre telefonat, por jemi takuar dhe herë të tjera…

Argon Qoli: Keni bërë 3 deklarime të ndryshme deri më tani, për punën e telefonave

Nuredin Dumani: Të vërtetën kam thënë…

Agron Qoli: Cila ka qenë arsyeja që unë kam dash me të largu ty nga lagjia?!

Nuredin Dumani: S’ke bashkëpunuar me mua, por me kushërinjtë e tu.. Mos hyni ne çeshite familjare se do ju bej me qa…

Pertit Qoli: Mos me fol mua ashtu, o legen…

Agron Qoli: Kush e mori babain e këtij nga shtëpia dhe e dërgoi tek lokali i Petrit Qolit për të kërkuar fjalë?

Nuredin Dumani: Ke ardhur disa herë ke thënë shpërnguluni prej këtu, sepse ishte nxehur festa shume. Ne nuk ishim fajtorë dhe ti e di shume mire. Është turpi me i madh ti kërkoj falje unë Festim Qolit….

Agron Qoli: Babai jot erdhi me kokën me gunge?

Nuredin Dumani: Dmth e keni marre peng, ju me keni dhunuar babën mua, është vepër penale besoj e dini?

Agron Qoli: Unë kam qenë personi qe e kam dërguar babin e tij të kërkonte falje. Cili është motivi që më ke përfshi mua në ketë histori?

Nuredin Dumani: Ke paguar edhe leket e varrimit ti e di shume mire…

Agron Qoli: Cili ka qenë motivi që ke vënë tritol tek çuni i xhajës tat?

Nuredin Dumani: Tritoli është vendos dy ditë para se të ja vendosim shtëpisë së Talo Çelës. E bëra për të tremb këto lepurushta për t’ju tregu se sot e vendoset për dy ditë, u hakmora.

Agron Qoli: Me nipat e mi, ke pas konflikte, për cilat arsye?

Nuredin Dumani: Nuk kam pas konflikte me ta. Njërin e njoh.

Agron Qoli: Deri me tani të kane dal 3 konflikte me mua.

Nuredin Dumani: Jo unë s’kam pas asgjë me ty ke qënë thjesht dërgues mesazhesh.

Agron Qoli: A ke dijeni ku punoja unë në atë kohe kur mendohet se ju kam ndihmuar?

Nuredin Dumani: Jo nuk kisha informacione.

Agron Qoli: Po pre marrëdhëniet që ke pas me te ndjerën ke pas dijeni?

Nuredin Dumani: Ti ke shkuar në varrim, te mira do ti kesh pas, ti i ke paguar varrimin me leket e Festim Qolit.

Agron Qoli: Mes meje dhe Nuredin Dumanit ka një dallim të madh, ndërkohë që ky i lutej Zotit që te vriste ndonjë dhe te merrte ndonjë lekë. Unë i lutesha Zotit që të gjeja punë, të fitoja para për vetën familjen dhe lutesha të mos më lëndohej ndonjë punonjës në punë.

Ditën e ngjarjes nuk kam pas lidhje fare me këto që thotë ky. Unë kam qene në Fushë Krujë, kam qenë ulë pre të ngrënë bukë. Më ka marrë komshiu im dhe më thotë që është shtrirë mamaja e Loshit në tokë ose e kanë vra ose ka vra veten, nuk e di. I kam thëne lajmëro policinë. Kur jam futur në darkë në garazh, ishte gjithë gjak edhe qepeni nuk ka qenë ashtu siç e thotë ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme