Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me sherrin fizik mes vëllezërve Bushgjokaj dhe Petrit Çakrrit, të akuzuar për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, brenda ambienteve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion (GJKKO).
Sipas burimeve, tre vëllezërit Fatjon, Aleksandër dhe Kristi Bushgjokaj kanë akuzuar Petrit Hoxhën (Çakrrin) se ka spiunuar dhe shpifur për ta.
Sherri ka nisur pasi seanca në GJKKO ka filluar dhe vëllezërit Bushgjoka e kanë qëlluar me grushte dhe e kanë përplasur për muri Petrit Çakrin.
Nga përplasja fizike janë dëmtuar edhe tre efektivë të togës së shoqërimit të burgjeve.
Kujtojmë që Renis Dobra u mbyt me litar mbrëmjen e 8 korrikut 2025, pasi fillimisht u mor peng. Trupi i tij u gjet buzë liqenit të Shkopetit, ndërsa makina në ujë. Policia zbardhi vrasjen me pamje kamerash, të cilat i çuan te makinat me qira që grupi mori për disa ditë me radhë për kryerjen e krimit.
The post “Ke spiunuar dhe shpifur!” – Sherri në GJKKO, vëllezërit Bushgjokaj goditën me grushte dhe e përplasën për muri Petrit Çakrrin! Dëmtohen edhe tre efektivë të burgjeve Jun 15, 2026 | 12:14 appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



