Kë takoi në Shqipëri, bossi mafioz i ‘Cossa Nostra-s’ Matteo Messina Denaro?

Bossi i ‘Cosa Nostras’ Matteo Messina Denaro ka qenë edhe në Shqipëri.

Kështu shkruajnë mediat italiane, ku sipas tyre Matteo Denaro ka udhëtuar në Shqipëri, Mal të Zi  dhe Spanjë. Denaro ka ardhur për të krijuar lidhje me biznesmenë dhe zyrtarë.

 Udhëtimet dhe qëndrimet e gjata, kanë emërues të përbashkët drogën.

Në Shqipëri Messina Denaro kishte dërguar fillimisht Luca Bellomo, bashkëshortin e mbesës së tij Lorenza, që më pas të vinte personalisht për të krijuar, thonë hetuesit, marrëdhëniet me përfaqësues të institucioneve dhe sipërmarrësit.

Ende nuk dihet se kë ka takuar në Shqipëri bosi i mafias italiane, ndërkohë që lidhjet me mafian shqiptare janë të shumta në Europë, sidomos për trafikun e kokainës që merret nga vendet e Amerikës Latine.

Udhëtimet e ‘biznesit’, u ndërprenë për shkak të sëmundjes, thonë mediat italiane.

Policia po heton tashme udhëtimet e tij nga Spanja drejt Shqipërisë.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme