Uashington, 2 shkurt – Muri kufitar mes SHBA-së dhe Meksikës do të ndërtohet brenda dy vjetëve, theksoi dje në mbrëmje sekretari amerikan për Sigurinë e Brendshme, John Kelly.
“Muri do të ndërtohet tashmë atje ku është e nevojshme, më pas do të përfundojë i gjithi”, deklaroi për “Fox News” gjenerali në pension.
“Shpresoj vërtet që kjo do të bëhet në dy vitet e ardhshme”, shtoi ai.
Presidenti i ri amerikan, Donald Trump nënshkroi më 26 janar, pesë ditë pas marrjes së funksionit, një dekret duke vendosur si objetiv “sigurimin e kufirit jugor të SHBA-së në sajë të ndërtimit të menjëhershëm të një muri”.