Kelmendi e quan politik procesin ndaj Haradinajt

Profesori i së Drejtës, Muhamet Kelmendi, veprimin e drejtësisë franceze për ta shtyrë vendimin për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar politik.

Kelmendi ka thënë se zvarritja e këtij procesi edhe për tri javë është qesharak dhe pa bazë jurdikie.

“Në aspketin juridik nuk shoh ndonjë bazë që Haradinaj duhej të ndalej qysh në fillim nga autoritetet franceze e lëre më të vazhdohet me këto shtyrje të panevojshme. Pra kemi të bëjmë me një veprim poltik që Parisi më së miri e njeh”, ka thënë Kelmendi, në intervistë për gazetën ‘Epoka e re”.

Ai ka theksuar se juristët më të shquar ndërkombëtarë të Gjykatë së Hagës, të emëruar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, pjesë e së cilës ka qenë edhe Franca, kanë ardhur në përfundim se Ramush Haradinaj është i pafajshëm për akuzat e pretenduara nga Serbia.

Muhamed-Kelmendi1-780x439