Kelmendi: Hashim Thaçi po shatazhon një shtet të tërë

Gazetari Adriatik Kelmendi e ka bërë fajtor kryesor Hashim Thaçin për ngjarjet e fundit që kanë ndodhur përfshirë edhe kidnapimin dhe pastaj deportimin e gjashtë turqve nga Kosova.
“Një shtet i tërë i shantazhuar nga presidenti! Qytetarët sot po e humbin busullën, kurse ndërkombëtarët besimin për shtetin e Kosovës. Nuk ia kemi për borxh! Asnjë njeriu. As këtij njeriu!”, ka shkruar Kelmendi, në një tekst autorial,botuar në Koha Ditore.

Sipas tij, Presidenti Thaçi ka vendosur të bëjë skandale edhe më të mëdha se sa në kohën kur ishte Shef i Qeverisë.

“NJË POPULL I TËRË ka mbetur peng i kompleksit të impotencës së një individi – presidentit. Hashim Thaçit si kryeministër i faturohen disa nga dështimet e mëdha në procesin e dialogut me Serbinë, dështimet e mëdha në privatizimet e ndërmarrjeve publike, dështimet në integrimin e veriut e shumë të tjera. Mirëpo, duket se Thaçi president është i palëkundur që brenda vetëm dy vjetësh ta tejkalojë shumëfish Thaçin kryeministër”, ka shtuar ai.

“SECILA NGA KËTO aventura të Thaçit president i kanë shkaktuar plagë të thella vendit, mbase të pariparueshme. Kosova është lehtë të thuhet se është shndërruar në një shtet ku nuk mund të ketë asnjë lloj parashikueshmërie politike. Ku rendi i gjërave mund të ndryshojë rrënjësisht brenda pak orëve. Ku ajo që besohej si e pakapërdishme të shohim se si po na luhet para syve. Të gjitha këto vetëm pse presidenti mendon se mund të bëjë çka të dojë dhe kur të dojë me fatin e 1.8 milionë qytetarëve; natyrisht, siç nuk po hezitohet të thuhet tashmë haptazi as nga vendorët e as nga ndërkombëtarët – për interesa dhe kalkulime personale të tij. Një shtet i tërë i shantazhuar nga presidenti! Qytetarët sot po e humbin busullën, kurse ndërkombëtarët besimin për shtetin e Kosovës. Nuk ia kemi për borxh! Asnjë njeriu. As këtij njeriu!”.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme