Ndaj Bekim Haxhiut është bërë i zëshëm deputeti Gëzim Kelmendi.
Kelmendi, ditë më parë kundërshtoi përkujtimin e presidentit Hashim Thaçit për 549 vjetorit të Skënderbeut, duke kontestuar konstatimin e tij si udhëheqës i luftërave çlirimtare.
Kundër Kelmendit sot në Kuvendin e Kosovës foli deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu.
Kelmendi kundërshtoi mbrojtjen që Haxhiu ia bërë presidentit Thaçi me pyetjet: Haxhiu nuk ka kapacitet intelektual që ta absorbojë historinë e gjatë mbi 400 vjeçare, e madje sipas tij, deputeti Haxhiu nuk ka diplomë fakulteti, ndërsa shtroi pyetjen nëse ky deputet i PDK-së ka edhe shkollë të mesme.
© KOHA.