Kelmendi: Në shkolla të futet edukata fetare, e jo edukata seksuale

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, është shprehur kundër futjes së lëndëve të edukimit seksual në shkollat e Kosovës, pasi koalicioni i OJQ’ve ‘K10’ bëri të ditur që sot do të lansojë platformën për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues, transmeton gazetametro.net

Përmes një reagimi në Facebook, Kelmendi – që udhëheq partinë me orientime islamike – ka thënë që futja e edukatës seksuale në shkolla është e rrezikshme dhe sipas tij, cenon rëndë vlerat tona morale.

“Është e turpshme se si disa OJQ- për përfitime materiale na promovojnë shfrenimin seksual si edukim seksual ,e që sipas tyre i bie ju “kënaquni” sa të mundeni, vetëm se duhet të përdorni kontraceptiv”, ka shkruar Kelmendi.

Tutje, ai ka përsëritur qëndrimin që në shkolla të futet edukata fetare, brenda së cilës do të mësohej edukatë morale e jo të futet edukata seksuale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme