Sipas tij, Haradinaj është “tipi që thotë, ose më leni të fitoj, ose e vjedhi topin”.
“Kjo puna e demarkacionit sipas Haradinajt si ai futbolli ku tipi thote: ose me leni te fitoj ose e vjedhi topin.Komisionit Meha i thane i ndikuar polikisht.Komisionit Jahjaga gjithashtu.Edhe Komisionit Islami njesoj.Tash: Nese keto 3 komisione paskan qene te ndikuara politikisht, çka e ben me pak te ndikuar politikisht Komisionin Bulliqi?!”, ka shkruar në facebook Kelmendi.
Ai ka shtruar pyetjen se çfarë e ka bërë kaq special komisionin e udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi.
“A duhet tash Haradinaj t’i beje edhe nja 3 komisione qe se paku te barazohet rezultati?!Se s’po di çka paska kaq speciale nje komision i kryesuar nga nje individ krejt i rendomte e krejtesisht i njeanshem?!Katastrofe!”, ka thënë ai.
“2 milione qytetare te mbyllur si kafshe ne kafaz per shkak te inateve politike. Por mire, keta qe po bejne lojera me kete pune i kane pasaportat per vete e per familje, ose te Shqiperise, ose te Norvegjise, ose te Britanise… Marre! Per te mos thene diçka edhe me shume!…”, ka shkruar Adriatik Kelmendi në facebook.
Ndryshe të hënën komisioni i Shpejtim Bulliqit do ta prezantoj para qeverisë raportin final, për shenjëzimin e kufirit me Malin e Zi. /Lajmi.net/