Publicisti, Adriatik Kelmendi ka deklaruar se nëse disa deputetë të Kuvendit të Kosovës do të mashtrohen ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, ata vetëm sa do ta bëjnë Kosovën një banana republikë, ku nuk vlejnë as ligjet e veta, as marrëveshjet ndërkombëtarepor as edhe as respekti për shtetet mike. Ndërsa, ai ka treguar kur do të mund të i shmangeshim asaj, transmeton gazetametro.net.
‘Nëse tash disa deputetë të Kuvendit të Kosovës do të mashtrohen ta zhbëjnë Gjykatën Speciale, të cilën i njëjti Kuvend e ka miratuar, vetëm sa do ta bëjnë Kosovën një banana republikë, ku nuk vlejnë as ligjet e veta, as marrëveshjet ndërkombëtare, as respekti për shtetet mike,’ u shpreh Kelmendi.
Kelmendi ka shkruar se na pëlqeu apo s’na pëlqeu neve si shqiptarë të Kosovës, Gjykatës Speciale do të mund t’i shmangeshim vetëm në rast se:
– S’do të ndodhnin ngjarjet e marsit 2004;
– Kosova vetë paraprakisht do ta themelonte një Gjykatë për Krime Lufte, dhe;
– Nëse raporti i njëanshëm i Dick Martyt kurrë nuk do të miratohej në Këshill të Evropës.
Kelmendi përfundoi shkrimin duke thënë se tashmë për gjithçka është tepër vonë pasi sipas tij – “ka pi’ macja ujë!”, duke aluduar kështu që kjo punë është e kryer.