Kelmendi tregon se a do ta votojë Ramush Haradinajn për kryeministër

Informatat të cilat kanë qarkulluar se zëvendëskryeministri në detyrë, Ramiz Kelmendi mund të tradhtojë LDK-në dhe të votojë kandidatin e PAN-it, Ramush Haradinajn për kryeministër, i ka hedhur poshtë vetë Kelmendi.

Në një prononcim për portalin Arbresh.info Kelmendi ka thënë se këto janë thashetheme.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Unë jam zëvendëskryeministër në detyrë, jam deputet i zgjedhur i LDK-së, përfaqësoj qëndrimin e LDK-së. Ne nuk e mbështesim kandidaturën e Ramush Haradinajt në kuadër të PAN-it dhe unë nuk e votoj. Kjo është një formë e luftës speciale për të dëmtuar personalitete në kuadër të LDK-së”, ka thënë ai./Arbresh.info

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme