Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat nga qyteti i Korçës, komentoi ngjarjet e orëve të fundit në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit pasi grevës së kontrollorëve të trafikut ajror.
Sipas tij, aeroporti është një objekt i sigurisë së veçantë ndaj dhe thjesht është rritur vigjilenca pasi prezenca e Policisë Ushtarake aty është e përhershme.
Pjesë nga fjala e ministrit Niko Peleshi:
Ngjarja e fundit ne aeroport, bojkoti i punës nga kontrollorët e shërbimit të aviacionit civil solli mosfunksionimin, mbylljen e aeroportit. Sa i përket Ministrisë së Mbrojtjes, ne jemi pjesë integrale aty me struktura të posaçme të Forcave të Armatosura, konkretisht Policinë Ushtarake.
Jemi shumë të vetëdijshëm për moslejimin e Forcave të Armatosura të lëvizin në një periudhë zgjedhore e për më tepër pa një urdhër të veçantë apo pa një vendim parlamenti. Nuk jemi në ato kushte, nuk jemi më një rol të shtuar të Forcave të Armatosura në raport me çfarë ka ndodhur në aeroport.
Jemi në vijimin e punës siç ka ndodhur zakonisht, punës rutinë por me vigjilencë të shtuar në aeroport për më tepër se kaq në cilësinë e mbrojtjes dhe kryetarit të komitetit të mbrojtjes civile.
Është aeroporti i vetëm kombëtar tani për tani, është porta e vetme hyrëse ajrore, është porta e vetme nga vijnë vaksinat.