Këngëtari i njohur shqiptar merr çmimin e rëndësishëm në ‘MTV EMA Awards’

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e artit, Gjon’s Tears është vlerësuar me çmimin artisti më i mirë zvicerian në ‘MTV EMA Awards’.

Evenimenti po mbahet mbrëmjen e sotme në Budapest të Hungarisë, pjesë e të cilit është dhe artistja shqiptare Rita Ora.

Lajmin e bëri me dije vetë këngëtari shqiptar në një postim në “Instagram”, ku shpreh falenderime për fansat që kanë votuar për të. “Pa ju, do të qëndroja në shtëpi, ndaj faleminderit për gjithçka”, ka shkruar këngëtari.

Gjon’s Tears arriti një sukses të madh dhe me pjesëmarrjen në ‘Eurovision’.

Ai arriti t’i sigurojë Zvicrës vendin e tretë, ku spikati me zërin e tij.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme