Lajmi për vdekjen e Chris Cornell u bë i ditur më datë 18 herët në mëngjes por shkaku i vdekjes nuk dihej ende.
Pas autopsisë zyrtarë të Detroit janë shprehur se këngëtari është vetëvrarë .
Familjarët janë shumë të shokuar pasi kjo u ka ardhur e papritur.
Këngëtari legjendar dhe anëtari i bendit “Soundgarden” dhe “Audioslave” Chris Cornell, ka ndërruar jetë në moshën 53-vjeçare në Detroit, vetëm disa orë pas koncertit.
Zëdhënësi i tij, Brian Bamberi, tha se Cornell ka vdekur mbrëmë në Detroit.
Cornell është fitues i çmimit Grammy.
Ai e filloi karrierën në skenën e rokut në Seattle duke formuar grupin Soundgarden.
Ai njihet si një nga miqt më të mirë të Kurt Cobain.



