Keni kujdes: Pishinat që përdorin klorin si dezinfektues janë shumë të rrezikshme

Duke qenë se jemi në verë, prandaj edhe pishnat janë shumë të kërkuara, mirëpo duhet pasur kujdes sepse dihet që pishinat në Kosovës përdorin klorin si dezinfektues, i cili fatkeqësisht ka shumë efekte anësore, transmeotn Gazeta Metro.


Prezenca e ujit me klor mund të shkaktojë skuqje të lëkurës, djegie, kruarje sysh dhe lëkure, si dhe infeksione veshi. Klori përdoret për shkak të tre efekteve kryesore që ai ka, në mbajtjen e pishinës së pastër. Ai vret bakteret dhe mikrobet dhe oksidon ujin nga vajrat apo kremrat e trupit.

Ky dezinfektant, shkatërron amoniakun që ndodhet në ujin e pishinave, duke formuar disa produkte kimike që quhen kloramina. Efektet kimike të tyre nuk janë të vogla. Për shkak të aromës së fortë kloramina ndikon në skuqjen dhe kruarjen e syve.

Klori  shkakton alergji të ndryshme si dhe është i lidhur me disa sëmundje të lëkurës. Sa më shumë të qëndrohet në pishinë aq më shumë klorina futet në lëkurë duke sjellë çrregullime të ndryshme.

Mund të shkaktojë tharje të flokëve dhe lëkurës dhe cilësohet gjithashtu edhe si shkaktar i shtimit të rrudhave në fytyrë.

Prandaj, bërja e një dushi me ujë të pastër para se të futesh në pishinë ndihmon në largimin e djersës, e cila ka një veti problematike në ndërverpimin me klorinën, duke mundësuar futjen e saj në lëkurë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme