Keqpërdorimet gjatë furnizimeve të mazutit toksik/ MPB: Janë arrestuar 11 persona

Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me detaje në lidhje me aksionin e djeshëm, në të cilin u arrestuan disa persona për keqpërdorim në transportin e mazutit.

MPB njofton se janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, Manastir dhe Kërçovë.

Në kuadër të aksionit, 11 persona janë privuar nga liria, një person është në gjendje të lirë në dispozicion të organeve të rendit dhe një është në paraburgim.

“Nga kontrollet e deritanishme janë gjetur dhe sekuestruar dokumentacione, pesë celularë, rreth 1500 copë municione të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta dhe tre automjete për pasagjerë. Ministria e Brendshme në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar ka ngritur kallëzim penal për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Pastrim të parave dhe produkteve të tjera nga veprimtaria kriminale” ndaj 13 personave fizik dhe një personi juridik, përkatësisht: V.K. (55) nga Manastiri, A.M. (44) nga Shkupi, N.S. (61) nga Komuna e Mavrovës dhe Rostushës, E.P. (52) nga Shkupi, M.N. (60) nga Shkupi, B.M. (51) nga Shkupi, R.R. (48) nga Komuna e Zhelinës, D.S.J. (43) nga Kumanova, D.S. (66) nga Shkupi, D.S. (43) nga Velesi, R.K. (38) nga Shkupi, E.S. (43) nga Kërçova dhe A.J. (40) nga fshati Plasnicë dhe personi juridik nga Shkupi. MPB pas udhëzimeve të prokurorit publik kompetent, do të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete dhe veprime të mëtutjeshme policore për sigurimin e provave tjera lidhur me veprat tjera penale”, thonë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme