Policia e Kosovës në vazhdën e aksionit “Subvencioni 2021”, ka arrestuar edhe dy persona dje në fshatin Ponesh në Gjilan.
Përmes raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës, thuhet se të dy të arrestuarit dyshohet se në bashkëveprim me njëri tjetrin kishin vendosë në aplikacion për subvencione parcelën e mbjellura me grurë pa dëshirën e viktimës mashkull kosovar.
Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Kujtojmë se javë më parë Drejtoria e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, realizoi bastisje në Ministrinë e Bujqësisë ku në kuadër të saj është Agjencioni i Pavarur për Zhvillim të Bujqësisë, ku në përfundim të operacionit në pranga përfunduan dymbëdhjetë persona nën dyshimin për keqpërdorime të fondeve dhe subvencioneve, si dhe u sekuestruan 400 mijë euro./Telegrafi/