Prokuroria e Beratit ka kërkuar dënimin me burg për babain dhe gjyshen e një 10-vjeçari, videot e të cilit u bënë virale në rrjetet sociale për shkak të përdorimit të një fjalori vulgar. Organi i akuzës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurve për keqtrajtim fizik dhe psikologjik ndaj të miturit.
Për babain e të miturit, Armando Kumaraku, është kërkuar një dënim me 3 vite burg, si dhe një dënim plotësues për humbjen e përgjegjësisë prindërore. Ndërsa për gjyshen, Natasha Rombula, është kërkuar 2 vite burgim.
Sipas prokurorisë, “të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur dhe kanë komunikuar me të me fjalë banale, duke e detyruar edhe atë të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘YouTube’ dhe ‘TikTok’.”
Veprimet e tyre, vijon më tej njoftimi, kanë dëmtuar rëndë zhvillimin mendor dhe fizik të fëmijës, duke i shkaktuar simptoma të çrregullimit të personalitetit antisocial, pasi modelet e sjelljes që i janë ofruar kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën dhe zhvillimin e tij.
Ndërkohë pritet që Gjykata të shqyrtojë së shpejti kërkesën e prokurorisë dhe të japë vendimin.
Njoftimi i prokurorisë:
Keqtrajtuan djalin dhe nipin duke e detyruar të publikojë video banale në rrjetet sociale, Prokuroria Berat kërkon 3 dhe 2 vite burg për babain dhe gjyshen
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Berat kërkon deklarimin fajtor të shtetasve A.K. dhe N.R. për kryerjen e veprës poenale ‘keqtrajtimi i të miturit’ parashikuar nga neni 124/b/2 dhe 25 i Kodit Penal
Në përfundim të gjykimit, vlerësohet se akuza e ngritur në ngarkim të të pandehurve është tërësisht e provuar, ndaj gjatë pretencës Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit A.K. dhe dënimin e tij me 3 vite burgim si dhe dënim plotësues ‘Humbjen e përgjegjësisë prindërore’. Ndërsa për shtetasen N.R., dënimin me 2 vite burgim.
Të dy të pandehurit, nënë e bir, kanë keqtrajtuar djalin e mitur, (djali dhe nipi i të pandehurve) kanë komunikuar me fjalë banale me të miturin dhe e kanë detyruar dhe të, të flasë në të njëjtën mënyrë në rrjetet sociale ‘Youtube’ dhe ‘TikTok’.
Gjatë seancës vlerësuse është arrit në përfundimin se i mituri ka qënë i kërcënuar vazhdimisht dhe është ndjerë nën presion nga babai dhe gjyshja si dhe është ekspozuar në rrjetet sociale në mënyrë abuzive me gjuhë dhune dhe fjalor denigrues i cili nuk është i përshtatshëm për moshën në të cilën ndodhet i mituri. Po kështu, i mituri është ekspozuar kundrejt lëndëve narkotike, gjë e cila është e papranueshme për moshën që fëmija ka. Ai është nxitur nga gjyshja dhe babai i tij për t’u bërë pjesë e rrjeteve sociale (Tik-Tok) në video pa dëshirën e tij, gjë e cila ka ndikuar në gjëndjen e rënduar emocionale të fëmijës së mitur. Bullizimi që ushtrohet duke ju drejtuar me epitete të ndryshme gjithashtu kanë rënduar gjendjen e tij psikologjike.
Në përfundim të hetimeve paraprake, pas analizës në tërësi të të dhënave dhe provave të marra, arrihet në përfundimin se, ka të prova të mjaftueshme se të pandehurit A.K. dhe N.R. kanë kryer veprën penale për të cilën u akuzuan. Ata kanë kryer veprime të cilat konsistojnë në keqtrajtim fizik dhe psikologjik të të miturit dhe detyruar këtë të fundit për të kryer veprime që dëmtojnë zhvillimin e tij mendor dhe fizik që ka sjellë si pasojë simptoma të çrregullimit të personalitetit anti social te i mituri, duke qënë se të gjithë modelet që ai ka pasur kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në jetën e tij dhe në zhvillimin e tij si