Kërcen nga kati i dytë një vajzë në Kamenicë, dyshohet se kishte mosmarrëveshje me familjarët

Një vajzë mbrëmë dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë i një objekti në Kamenicë. Sipas Policisë, deri te rasti ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje me familjarët e saj.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka thënë se vajza është dërguar në QMF në Kamenicë e më pas edhe në Qendrën Emergjente në Gjilan.

“Është e vërtetë ka ndodhur dje një rast në Kamenicë  ku një vajzë dyshohet se ka kërcyer nga kati i dytë dhe ka pësuar lëndime trupore. Fillimisht është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë, pastaj në Qendrën Emergjente në Gjilan. Policia ka dalë në vend të ngjarjes. Dyshohet se pas mosmarrëveshjes me familjarët ka ardhur deri të rasti”, ka thënë Ismet Hashani.  

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme