Kërcënimet për luftë nga Rusia/ Fino: Asnjë shqiptar nuk është larguar ende nga Ukraina

Asnjë shqiptar nuk është larguar ende nga Ukraina pavarësisht thirrjes së ministrisë së Jashtme, teksa pritet që lufta të shpërthejë nga momenti në moment.


Në një intervistë në “Log.” me Endri Xhafon, zv.ministrja e Jashtme, Megi Fino u shpreh se është një numër i vogël qytetarëve shqiptarë që ndodhen në shtetin ukrainas. Zv.ministrja tha se pas vënies së numrave të kontaktit disa qytetarë i kanë telefonuar, por vetëm për t;i falenderuar dhe ende asnjë nuk ka lëvizur.

“Është një numër i vogël shqiptarësh atje. Gjej rastin të thekson të shfrytëzojnë mundësinë të largohen. Së bashku me ambasadën në Vërshavë që mbulon edhe Ukrainën kemi publikuar konktaktet.  Është një numër i vogël qytetarësh.

Në numrat e telefonit  që i kemi publikuar ka pasur disa shtetas që na kanë kontaktuar, na kanë falënderuar, por nuk kemi patur asnjë kërkesë konkrete nga dikush prej tyre për tu larguar nga Ukraina”, u shpreh Fino.

E pyetur nëse kanë një plan rezervë nëse situata agravon, zv.ministrja theksoi se nuk bëhet fjalë për evakuime, por këshillohen që të largohen.

“Për sa i përket masave ne ende shpresojmë që të ketë një zgjidhje diplomatike. Urojmë që të mos ketë spërshkallëizm. Nuk bëhet fjalë për një evakuim. As SHBA nuk ka bërë thirrje për evakuim. Ne i këshillojmë të largohen. Duke marrë shkas padyshim që u kemi drejtuar thirrjen qytetarëve shqiptarë. Dua të theksoj s kjo thirrje është shumë e rëndësishme. Parandalimi është më me vend se përballimi i pasojave. Kemi vënë në dispozicion disa numra kontakti. Situata është e paqëndrushme, jemi në komunikim me aleatët”, u shpreh ajo. g.v/abcnews.al

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme