Kërcënimi ndaj Kryeministrit, “35 mijë euro shpërblim kush e vret Albin Kurtin”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

Këtë sonte e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ka theksuar se institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre.

E personi që pretendohet se kërcënoi kryeministrin Kurti, është nga një profil me emrin “Marki Mario” i publikuar në “Shes Blej Gjithqka”. Aty personi në fjalë ka deklaruar se dhuron shpërblim 35 mijë euro për personin që e vret kryeministrin Kurti, duke e quajtur atë hajn dhe kriminel, shkruan Kp.

Te shtëpia e kryeministrit Kurti, në Taslixhe kanë zbarkuar forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme