Kërcënohet me vdekje deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi!

Deklaratës së deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi se më mirë do kishte pranuar të vdesë se sa të koalicionojnë me BDI-në, i’u është kundërpërgjigjur me një status në facebook, njëri nga simpatizantët e BDI-së, Refet Kamberi. Ai madje nuk ka hezituar ti kërcënohet në formë publike me vdekje deputetit në fjalë.

“Me qenë mes dilemës të vdesësh apo të jetosh…pa mëdyshje kisha vendosur të të jap një plumb në ballë dhe një në gjunjë..selam Afrim Gash m…”, kështu ka shkruar Refet Kamberi.

Konstatimi për simpatitë e tij ndaj BDI-së, vërehet qartë edhe nga fotot e tij në facebook me funksionarët e BDI-së, dhe kreun e saj Ali Ahmeti./ Almakos.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme