Kërcënoi 18-vjeçarin duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet i riu në Tiranë! Ja kush e ndihmoi të largohej nga vendngjarja…

Një sherr mes të rinjsh dy ditë më parë përfundoi me përdorimin e armës. Ngjarja ndodhi në zonën e Babrrusë, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.


Sipas policisë, në pranga është vendosur shtetasi B.H. 26 vjeç i cili pas një sherri, ka kanosur me armë të riun me iniciale A.P. 18 vjeç. 26-vjeçari qëlloi me armë zjarri dhe më pas u largua me ndihmën e shtetasit L.S. 21 vjeç.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. H., 26 vjeç. Ky shtetas, më datë 18.03.2022, në Babrru, ka qëlluar në ajër duke kanosur shtetasin A. P., 18 vjeç, dhe më pas është ndihmuar nga shtetasi L. S., 21 vjeç (arrestuar më parë), të largohet.’

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme