Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se ka privuar nga liria 33 vjeçarin E.I. nga Kumanova i cili kërcënoi gruan e tij të pakurorëzuar. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.
“Më datë 20.05.2024 në ora 22.40 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin E.I (33) nga Kumanova, pas raportimit të mëparshëm se është sjellë në mënyrë agresive, e ka kanosur me sende të mprehta dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht gruan e tij të pakurrorëzuar, në shtëpinë e të afërmve të saj ku ajo ishte për vizitë. Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.