Kërcënoi me armë një grua në rrugë, bie në prangat e policisë 37-vjeçari në kryeqytet (EMRI)

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi ka kanosur me armë një grua në rrugën “Muhamed Deliu”.


Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, shtetasi Ledian Lato ka kërcënuar një 40-vjeçare për motive ende të paqarta, të cilat autoritetet i klasifikojnë si “të dobëta”.

Pas ngjarjes, uniformat blu kryen një kontroll në banesën e të arrestuarit, ku gjetën dhe sekuestruan dy armë gjahu, një armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë dhe municion luftarak, në banesë, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, 2 armë gjahu, 1 armë e ftohtë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Muhamed Deliu”, një shtetas posedonte armë në banesë dhe kishte kanosur një 40-vjeçare, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale, dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit “Prevention”, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Ledian Lato, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kanosur me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, në rrugë, për motive të dobëta.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë që dyshohet se e ka përdorur për kanosjen, 2 armë gjahu, 1 armë të ftohtë dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme