Kërcënon VMRO: Zgjedhje të reja ose destabilizim

Pas dështimit të marrëveshjes me BDI-së, VMRO-DPMNE ka kërcënuar me zgjedhje të reja parlamentare.

“VMRO-DPMNE së bashku me koalicionin ‘Për Maqedoni më të mirë’ si fitues në zgjedhjet e fundit, e cila morri përkrahje më të madhe të qytetarëve dhe fitoi numër më të madh të deputetëve, vlerëson se formimi i Qeverisë duhet të jetë në funksion të mbylljes së krizës politike, dhe jo thellimin e saj, dhe se mbajtja e zgjedhjeve të reja është një vendim i pjekur, ndërsa është në plan të parë në funksion të tejkalimit të krizës dhe vendosjen e reformave në prioritet të parë”, kanë thënë nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre çdo vendim tjetër do të sjellë konflikte të reja dhe probleme në shoqërinë “edhe ashtu të ndarë dhe nuk do të jetë në funksion të realizimit të programeve, cila do qofshin ata”.

“Është e qartë se dikush dëshiron të neglizhohet vullneti i shumicës së qytetarëve të Maqedonisë dhe të fus Maqedoninë në një faze të pasigurt nga zhvillimi i saj.

VMRO-DPMNE ngelet në pozitat e saj principiele në lidhje me interest strategjike dhe dekretin e shpallur më 17 dhjetor 2016-të”, përfundon reagimi i VMRO-DPMNE-së pas vendimit të BDI-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme