Kërçovë – Ohër, edhe sa vite duhet për autostradën e re?

Gazetar: Miki Trajkovski

Mekanizimi dhe dhjetëra punëtorë sot asfaltuan një pjesë të magjistrales Ohër – Kërçovë në vendin afër fshatit Gorenci. Kanë punuar pak para se të vinte ministri i Transportit. Deri dje nuk është bërë thuajse asgjë në këtë aks, ndërsa për sot shërbimet Boçvarskit i kanë thënë se janë qindra punëtorë dhe 280 makina ndërtimore.

“Sipas komunikimit tonë me organin mbikëqyrës, sot kemi 700 punëtorë në terren në të gjithë gjatësinë e itinerarit, nga Kërçova deri në Ohër, sepse sezoni ndërtimor është i hapur dhe ashtu si do të përfundojnë pozicionet e ndërtimit, ashtu do ti përfundojmë këto pozicione ndërtimore që na dalin përpara,” tha Blagoj Boçvarski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Sipas planeve të fundit, Qeveria pret që autostrada të përfundojë plotësisht deri në fund të vitit 2023. Më herët ishte paralajmëruar lirimi i korsisë së djathtë nga Trebenishta për në Ohër në fillim të gushtit, kurse korsia e majtë deri në fund të vitit.

Të pyetur se a do të ketë rritje të re të çmimit të autostradës për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, Boçvarski tha se për momentin nuk mund të përcaktohet kjo. Sipas të dhënave të fundit, autostrada duhet të kushtojë rreth 600 milionë euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme