Kërkesa e ndërkombëtarëve: Pa votën e serbëve, Kosova s’ka ushtri

Vendimmarrja për themelimin e ushtrisë nuk duhet ta anashkalojë votën e serbëve, është kërkesë e ndërkombëtarëve.

Megjithëse e pranojnë se transformimi i Forcës së Sigurisë (FSK) në Forca të Armatosura (FAK) është vendim sovran që u përket institucioneve të Kosovës, ata këmbëngulin që kjo nuk duhet të bëhet pa ndryshime kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Qëndrim i tillë është dhënë, ani se Prishtina zyrtare do që FSK-ja ta nisë transicionin tash dhe formalisht të transferohet atëherë kur të krijohet ambienti politik që mundëson ndryshimet në Kushtetutë.

Qeveria tani ka orientuar përpjekjet në një plan që konsiston në avancimin suksesiv të kapaciteteve të FSK-së, brenda një periudhe prej 10 vjetësh.

Një pako ligjore që prek në organikën e FSK-së është përcjellë tashmë në Zyrën e Kryeministrit dhe, pasi t’i kalojë procedurat, është planifikuar t’i adresohet Kabinetit Qeveritar. Me t’u miratuar nga Kabineti, do të përcillet për votim në Kuvend.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme