Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuara për demokraci, sundim të ligjit, pajtim dhe dialog. Deklarimi i tij vjen pas iniciativës së 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme për shfuqizim të ligjit për Gjykatën Speciale.
Nga ana e tij, kryeministri Ramush Haradinaj u shpreh se gjithçka varet nga vullneti i deputetëve, kurse kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha se nuk sheh arsye për zhbërjen e kësaj gjykate.
Por, pas iniciativës për rrëzimin e Gjykatës Speciale, reagoi presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Ai në profilin e tij Tëiter shkroi se midis spekulimeve, është e rëndësishme që të gjithë të vazhdojnë të jenë të sigurt për të ardhmen e Kosovës dhe proceset demokratike.
Sipas tij, shoqëria dhe udhëheqësia e Kosovës mbeten plotësisht të angazhuar për demokraci, sundim të ligjit, pajtim dhe dialog.
Për iniciativën e 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme që të votohet shfuqizimi I ligjit për Gjykatë Speciale, kryeministri Ramush Haradinaj, tha se kjo çështje është në duart dhe vullnetin e deputetëve të Kuvendit.
Sipas tij, për çfarëdo varianti që vendos Kuvendi, ai do ta respektojë.
Në takim me kryesinë e partisë që drejton, AAK-në, duke përsëritur se Gjykata Speciale është e padrejtë karshi Kosovës.
Për këtë çështje foli të shtunën edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ai përsëriti se nuk sheh arsye për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Krahas 43 nënshkrimeve të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Specialen, për këtë çështje janë mbledhur dhe mbi 15 mijë nënshkrime nga OVL e UÇK-së, të dorëzuara në Kuvend.