Kërkimi për vrasësit e Caroline në Glyka Nera të Greqisë po merr një kthesë të re, pas akuzave që dolën në dritë për psikologen e 20-vjeçares.
Nën “mikroskopin” e EL.AS. ka hyrë Eleni Mylonopoulou, gruaja që paraqitet si psikologe, e cila kishte fituar besimin e Caroline dhe kishte zbuluar shumë detaje të jetës së 20-vjeçares.
Oficerët e EL.AS theksojnë se kjo zonjë është një “objekt hetimi” dhe është një “person që është me interes për autoritetet dhe duhet të hetohet”.
Në këtë kontekst, ata do të hetojnë nëse gruaja në fjalë ka dhënë pa dashje disa informacione të rëndësishme, të cilat mund të kenë përfunduar tek autorët.
Ndërkohë, Shoqata e Psikologëve Grekë i kërkon Znj. Mylonopoulou të paraqesë brenda dy ditësh gradën e Psikologjisë dhe licencën.
Pse u gjet ADN-ja e pilotit në shiritin izolues?
E vetmja gjë që policia gjeti ishin shenjat e gishtave të pilotit(bashkëshortit) në shiritin izolues, por duke u bazuar tek dëshmia e tij ai ua dha autorëve për ta lidhur, nën kërcënimin e një arme pasi ata nuk kishin me vete.
Kamerat në zonë nuk tregonin automjetin e arratisjes së autorëve, ndërsa as përshkrimi i 32-vjeçarit nuk i ka ndihmuar efektivët e policisë për zbulimin e autorëve.