Kërkohej prej 4 vitesh, arrestohet Mark Gjini për kultivim të lëndëve narkotike

Kultivimi i lëndëve narkotike ka qenë arsyeja e prangosjes së shtetasit nga Mati, marko Gjini. Policia në njoftimin e saj bën të ditur se shtetasi në fjalë ishte shpallur në kërkim prej 4 viesh, por sot u bë i mundur arrestimi i tij.

Nga hetimet rezulton se ky shtetas ka qenë arrestuar edhe më parë për kultivimin e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë Mat

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Often”, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar me 4 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.

Shërbimet e  Komisariatit të  Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative mbi lokalizimin e vendodhjes së një të kërkuari, kanë oragnizuar punën dhe finalizuar me sukses  operacionin policor të koduar “Often”. Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat.

Këtë shtetas, Gjykata e  Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shtetasi M. Gj, është arrestuar më parë nga Policia (në vitin 2020), ku në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë rezultuar se janë autorë të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive Administrative Ulëz dhe Baz.

Shtetasi M. Gj, duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e ka thyer masën e sigurisë dhe u shpall në kërkim në shtator 2021, ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme./GSh

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme