Kërkohet Adea Shabani, së fundi u pa në Los Angeles javën e kaluar

Kërkohet Adea Shabani 25 vjeçe, e cila ka humbur në Los Angeles, California, javën e kaluar. Adea studion për aktrim, dhe është shqiptare nga Maqedonia. Autoritetet Amerikane tashmë janë vënë në kërkim.

Një studente aktrimi është zhdukur në Los Angeles javën e kaluar dhe tani miqtë dhe familja janë në kërkim të 25 vjeçares e cila ishte vendosur në këtë vend për të ndjekur ëndrrën hollivudiane.

Adea Shabani, shqiptare nga Maqedoni herën e fundit u pa më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood.

‘Adea nuk është parë apo dëgjuar dhe familja e saj është e shqetësuar për sigurinë e saj”, tha policia.

Shabani është nga Maqedonia derisa prej më pak se dy vjetësh jetonte në Los Angeles.

Nëna e saj tashmë ndodhet në SHBA dhe ka angazhuar hetues privat për rastin.

Secili që ka ndonjë informacion lutet që të lajmëroj policinë.

E humbura përshkruhet si bionde me flokë të bardhë dhe sy të kaltër. Është e gjatë rreth 1.65 dhe peshon 58 kilogram.

“Ajo nuk po i kthen mesazhet. Është zhdukur dhe unë jam brengosur”, thotë miku i saj Antonio Escovar.

“Ajo nuk bën kështu. Diçka ka ndodhur me të dhe ne nuk e dimë se ku është. Është shumë e dhimbshme, shpresojmë të jetë gjallë”, tha një mike e saj me emrin Emma Joe.

“Nuk e di, nuk e di çfarë të mendoj. Vetëm dua që ajo të gjendet”, theksoi Michelle Ljungcrandz.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme