Prokurorët e Koresë së Jugut sot kanë kërkuar arrestimin e Lee Jae-yong (48) zëvendëspresidentit të kompanisë më të madhe multinacionale Samsung për shkak të dhënies së ryshfetit dhe skandalit korruptiv që çoi në kërkesën për dorëheqjen e presidentes Park Geun-hye.
Lee Kyu-chul, zëdhënësi i prokurorit special i cili heton skandalin deklaroi se Lee dyshohet për mashtrim dhe gënjeshtra në betimin para parlamentit.
Lee akuzohet se i ka dhënë 36 milionë dollarë ryshfet Choi Soon-sil, mikeshë dhe këshilltare një kohë të gjatë e presidentes jugo-koreane duke kërkuar nga ajo që t’i ndihmojë të mbajë vendin e njeriut të parë në kompani me çka babai i tij dhe president i kompanisë më shumë se dy vite është në spital./AA