Kërkohet evakuim emergjent në gjithë Floridën

Guvernatori i Floridës, Rik Skot u ka bërë thirrje 20 milionë banorëve të Floridës që të jenë të gatshëm të evakuohen, ndërsa qytetarëve që gjenden përgjatë bregut të Gjirit të Floridës, u kërkoi evakuim emergjent, pasi lëvizja e uraganit Irma u zhvendos shpejt drejt perëndimit.

“Nuk do t’i mbijetosh goditjes. Është koha për të ikur”, tha Skoti në Li Kaunti, në jugperëndim të Floridës.

Irma nga uragani i kategorisë 5, ka rënë në stuhinë e kategorisë 4, por që fuqia shkatërruese e tij vazhdon të jetë e madhe.

Efektet e Irmas u ndjenë në veri të Kubës dhe në Bahama të premten dhe pritet të mbërrijë në Majami të dielën, njoftoi Qendra Kombëtare Amerikane e Uraganeve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme