Kërkohet ndryshim në Ligjin e Familjes, ka paqartësi në ndarjen e pasurisë në rast divorci

Në Ligjin për Familje, në rast të ndarjes së bashkëshortëve, është e përcaktuar që pasuria në mes të partnerëve të ndahet në mënyrë të barabartë.

Mirëpo, kjo gjë nuk po ndodh edhe në praktikë, çka ka bërë të krijohen iniciativa që ky ligj të ndryshohet e plotësohet.

Si pasojë e paqartësisë në aktet ligjore, ndarjen e pasurisë e përcaktojnë gjyqtarët.

Për më tepër, këta të fundit u kërkojnë grave kuponët fiskalë për ta dëshmuar kontributin në familje.

“Në raste divorci, punën e gruas e masin në baza materiale ta dëshmuar me fatura, gjë që përveç që nuk ka asnjë kuptim, është edhe e jashtë ligjshme, pasi ligji thotë se kontributi nuk matet financiarisht…”, ka thënë Luljeta Aliu, politologe.

Gjithashtu, angazhimi që gratë bëjnë në kujdesin e fëmijëve apo shtëpisë, nuk njihet si punë, sipas Ligjit për Familje.

Grafikë

Neni 47. Pasuria e përbashkët

(1) Pasuri e përbashkët e bashkëshortëve është pasuria e fituar me punë gjatë vazhdimit të martesës, si edhe të hyrat që rrjedhin nga pasuria e tillë.

Sipas nenit 47 të Ligjit për Familjen, “pasuri e përbashkët e bashkëshortëve është pasuria e fituar me punë gjatë vazhdimit të martesës, si edhe të hyrat që rrjedhin nga pasuria e tillë.

Pas përballjes së Luljeta Aliut me këtë situatë, ajo thotë të ketë bërë analizimin e ligjit dhe mangësitë që ka ai.

Për këtë, më 30 nëntor ajo ka dorëzuar një kërkesë në Komisionin për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Familje.

“Puna e gruas në shtëpi dhe e burrit jashtë shtëpisë duhet të trajtohet si e barasvlershme ekonomikisht. Ligji gjerman e ka theksuar barasvlerëshmërinë e pasurisë, puna e gruas në shtëpi është e njëjtë me rrogën e burrit jashtë shtëpisë. Gratë detyrohen që si pasojë e kësaj të durojnë dhunën fizike psikike, e meqë nuk ka kushte materiale asaj ia marrin edhe fëmijët”, ka thënë Aliu.

Këtë iniciativë të Aliut po e përkrah edhe kryetarja e Komisionit për Legjislacion, Albulena Haxhiu, e cila tregon se të tilla iniciativa nuk ka pasur më parë.

Sipas tyre, këto arsye janë edhe shkak që proceset gjyqësore të divorcit të zgjaten edhe më shumë.

Për këto procese në gjyq, palëve u garantohet ndihmë juridike falas nga buxheti i shtetit.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme