Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit i cili u arrestua mbrëmjen e kaluar pas një grabitjeje të një filiali të rrjetit të marketit “Meridian” në lagjen Dardania.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, tha për Kallxo.com se kërkesa për paraburgim është bërë, ndërsa shtoi se po presin nga ana e policisë kallëzimin penal ndaj të dyshuarit për të shikuar nëse i njëjti është i involvuar në rastet e vjedhjeve gjatë muajit të fundit.
Policia ka kryer arrestimin pak metra nga vendi ku ka ndodhur grabitja, ndërsa tek ai janë gjetur edhe disa mjete me të cilat dyshohet se është kryer grabitja.



