Kërkohet paraburgim për bashkëpronarët e ‘Prishtina Jet’

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka kërkuar caktimin e paraburgimit për të pandehurit, bashkëpronarët e “Prishtina Jet” – M.K., dhe A.B., në drejtim të veprave penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi”.

Sipas kërkesës, bëhet e ditur se të pandehurit e lartcekur në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje me qëllim që vetit t’i sjellin përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme, i kanë vënë në lajthim një numër të konsiderueshëm bashkatdhetarësh, tani të dëmtuar, ku përmes Agjencisë Turistike “Prishtina Jet” u kanë shitur bileta fiktive për udhëtim me aeroplan nga shtetet e perëndimit për në Kosovë, duke iu ofruar oferta për blerje të biletave fiktive me një çmim shumë më të lirë se sa çmimi real, të cilat fluturime kanë qenë fiktive dhe si të tilla nuk janë realizuar përkundër pagesave që janë bërë nga të dëmtuarit.

 Me këtë, përpos dëmeve të mëdha financiare, të dëmtuarve dhe familjarëve të tyre u kanë shkaktuar edhe maltretime psikike duke i braktisur dhe lënë nëpër aeroporte të ndryshme të perëndimit pa i realizuar fluturimet e premtuara rrejshëm nga të pandehurit.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se i pandehuri M.K., në cilësinë e personit përgjegjës të subjektit afarist të lartcekur, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka bërë shmangie nga pagesa e tatimeve të parapara me legjislacionin tatimor në Kosovë, në atë mënyrë që i njëjti nuk i ka deklaruar saktë të hyrat dhe arkëtimet e realizuara nga qarkullimi i biznesit të tij te organet kompetente, respektivisht te ATK-ja.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme