Më parë të gjithë e kritikonin Apple-in për iniciativën e tij që të mos përfshihej karikuesi në kutinë e telefonave të saj të mençur, me rastin e shitjes.
Mirëpo, këto kritika gradualisht janë zbutur dhe duke se shumë shpejt do të lëvizet drejt shitjes së telefonave të mençur pa karikues.
Duket se në mesin e propozimeve të fundit të Komisionit Evropian nuk është vetëm kërkesa që prodhuesit të krijojnë një zgjidhje universale të karikimit për telefonat dhe pajisjet e vogla elektronike, por edhe ndarja e shitjes së karikuesve nga shitja e pajisjes elektronike.
Sipas zyrtarëve, kjo “do të përmirësojë komoditetin e konsumatorit dhe do të zvogëlojë ndikimin mjedisor që lidhet me prodhimin dhe asgjësimin e karikuesve, duke mbështetur kështu tranzicionet mjedisore dhe digjitale”.
Qëllimi i gjithë kësaj iniciative është i njëjti: që konsumatorët të mund të përdorin karikues të njëjtë për të gjitha pajisjet elektronike, gjë që do të reduktojë humbjet.
Komisioni Evropian po ashtu dëshiron që fabrikuesit e telefonëve të mençur të refuzojnë të mbështjellin në një paketim telefonin bashkë me karikuesin.