Kërkohet zgjidhje për avionët kundër zjarrit, Maksuti: Kemi nevojë afatgjate për pilotë

Gazetare: Ajnur Bafqari

Nëse nuk siguron pilotë shtesë, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim rrezikon të mbetet pa drejtues të avionëve për shuarjen e zjarreve. Drejtori, Bekim Maksuti thotë se aktualisht ka pilotë të mjaftueshëm, por një pjesë e tyre janë para pensionimit ndërsa pjesa tjetër nuk kanë arritur të kalojnë gjatë trajnimeve. Ai thotë se bëhet fjalë për fluturake specifike dhe për këtë nevojiten të rinj dhe të reja që kanë licenca për fluturim, të cilët më pas duhet të dërgohen në trajnime shtesë.

“Aeroplani I fundit është këtu, është I testuar, kemi resurse, i kemi edhe pilotët, mirëpo në aspekt afatgjatë do të duhet si drejtori dhe si Qeveri të ndërmarrim edhe hapa shtesë që të sigurojmë pilotë shtesë, sepse për momentin, një pjesë e pilotëve janë në moshë të thyer, një pjesë janë drejt pensionimit dhe një pjesë tjetër që ishin nëpër trajnime nuk arritën që të kalojnë prapë”, tha Bekim Maksuti, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim .
Maksuti u bëri thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm gjatë sezonit që vjen, duke nënvizuar se për shkak të mungesës së borës na pret një periudhë shumë e thatë gjë që e rrit rrezikun për zjarre.

“Mbrojtja dhe shpëtimi nuk fillon vetëm me institucionet, mbrojtja dhe shpëtimi fillon me çdo një individ, një qytetar i cili duhet të ketë vetëdije të lartë në drejtim të asaj se si duhet të sillet gjatë muajve të nxehtë dhe temperaturave ekstreme që mund të jenë. Sivjet e dijmë se nuk kemi pasur shumë borë, pritet që të jetë vera goxha thatë dhe në këtë drejtim vetëdija tek qytetarët duhet të jetë shumë më e lartë se më parë”, u shpreh Bekim Maksuti, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Muaj më parë avioni i fundit i servisuar është kthyer në vend dhe tani janë në dispozicion të tre avionët për shuarjen e zjarrit. Por në mungesë të hangarëve avionët e servisuar janë në qiell të hapur. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme