Kërkoi leje ta takonte në burg dhe kohë për t’u njohur me aktet, GjKKO rrëzon avokaten e Erion Veliajt! Gjyqi ndaj kryebashkiakut shtyhet më 2 shkurt

Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën paraprake ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ku gjykata do të vendoste nëse çështja do të kalonte apo jo për gjykim.


Teksa i pranishëm në sallë ishte edhe vetë Erion Veliaj, togat e zeza vendosën të shtynin gjyqin për më 2 shkurt.

Kujtojmë se GJKKO ka rrëzuar kërkesën e avokates kryesisht të kryebashkiakut, Valentina Teodoresku, e cila ka kërkuar më shumë kohë për t’u njohur me aktet ndaj tij.

Po ashtu, GjKKO ka rrëzuar edhe kërkesën e Teodoreskut për t’u takuar me Veliajn në burgun e Durrësit, ku ai qëndron në ambientet e paraburgimit që prej shkurtit të vitit të kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme