Seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës së Ervin Salianjit për lirimin me kusht nga burgu është shtyrë këtë të martë në Gjykatën e Fierit.
Avokati i ish-deputetit demokrat, Ledio Braho, deklaroi pas seancës se arsyeja e shtyrjes lidhet me faktin se IEVP Fier nuk kishte dërguar ende raportin e vlerësimit, dokument i domosdoshëm për vijimin e procesit.
“Besoj se do të ketë edhe dy seanca të tjera derisa të merret një vendim,” u shpreh Braho, duke shtuar se Salianji është në të drejtën e tij për të kërkuar lirinë me kusht, ndonëse sipas tij, “nuk mund të bëjmë dot orakullin për vendimet që merren në gjykatat shqiptare.”