“Kërkojmë ndjesë për incidentin javën e kaluar”- Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjoka dhe Çakrin, kërkojnë falje për rrahjen në kafaz, por…

Nuk ka ndryshim vendimi për paraburgimin e katër të dyshuarve për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Renis Dobrës vitin e kaluar në Mat.

Renis Dobra (Viktima, majtas, lart); Petrit Çakrri (Majtas, poshtë); Fatjon Bushgjokaj, Kristi Bushgjokaj, Aleksandër Bushgjokaj (3 vëllezërit, djathas)

Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masën e sigurimit “arrest në burg” në ngarkim të vëllezërve Kristi, Fation dhe Aleksandër Bushgjokaj, si dhe të bashkëpandehurit Petrit Hoxha, alias Çakri.

Në nisje, ata kanë kërkuar ndjesë gjykatës dhe prokurorisë për incidentin që ndodhi seancën e kaluar, ku dhunuan të dyshuarin Çakri dhe shkaktuan trazira e alarm tek autoritetet.

Kristi dhe Aleksandër Bushgjoka renis dobra

Por sërish ata kanë insistuar që i dyshuari Çakri i ka provokuar dhe ka shpifur ndaj tyre.

Katër të dyshuarit akuzohen për rrëmbimin dhe vrasjen e të riut Renis Dobra në zonën e Matit.

Ngjarja ka ndodhur në 8 korrik të 2025.

policet ne gjkko

The post “Kërkojmë ndjesë për incidentin javën e kaluar”- Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO lë në burg vëllezërit Bushgjoka dhe Çakrin, kërkojnë falje për rrahjen në kafaz, por… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme