Pas rastit të një pedagogu në Universitetin e Shkencave në Tiranë, ku disa nxënës e kanë akuzuar se kërkon 700 euro për t’u dhënë provimin, një tjetër rast është bërë publik nga faqja “Vipat e Bllokut”.
Në disa foto të bëra publike prej kësaj faqeje, pedagogu i Universitetit Bujqësorë të Tiranës, Ilir Kaduku, kërkon favore seksuale nga një studentja e tij, siç pretendon kjo faqe dhe personi që i ka bërë publike këto biseda.