Kërkonte rrëzimin e masës, Apeli i Posaçëm lë në fuqi pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi pezullimin e masës së sigurisë të Belinda Ballukut. Zyrtarja kishte bërë ankimim në Apel kundër vendimit të GJKKO.


Disa javë më parë Apeli i Posaçëm nuk pranoi shqyrtimin e ankimit, derisa të shprehej Gjykata Kushtetuese. Pasi kjo e fundit la në fuqi pezullimin e vendimit, duke rrëzuar pretendimet e kryeministrit Rama, Apeli i Posaçëm vendosi ta rihapë sërish.

Çështja shqyrtohet nga trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, pas kërkesës së Ballukut.

Ndërkohë, Belinda Balluku është shkarkuar nga dy funksionet që mbante në qeveri, atë të zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme