Evropa po përballet me një valë të nxehtësisë, ku në disa vende temperaturat kanë arritur deri në 40 Gradë Celsius.
Këto temperatura kanë përfshirë edhe Kosovën.
Dita e hënë ishte mjaft e nxehtë, ku temperaturat shkuan deri në 35 gradë, ndërsa ndërsa sot prite të arrijnë deri në 37 gradë.
Prandaj dhe gjatë të gjitha aktiviteteve tuaja – nëse jeni në kopshtin tuaj, në kafene, në plazh, pishinë, në mal apo në fushë, nëse bëni sport apo thjesht shëtitje – këshillohet të mos abuzohet me ekspozimin në diell dhe të tregojmë kujdes ndaj temperaturave të larta.
Duhet të evitoni qëndrimin në diell, të mos dilni nga shtëpitë nga ora 11:00 e deri në ora 17:00 nëse nuk keni obligime, të visheni me veshje të lehta, të mbani edhe syze dielli dhe kapele.
Lëkura dhe sytë duhen të mbrohen nga rrezet ultraviolet për arsye të dëmeve ta pariparueshme që mund t’ju shkaktojnë.
Temperaturat në shtëpi duhen mbajtur deri në 25-27° dhe asnjëherë jo më shumë se 5-6° më pak se ambienti jashtë.
Freskohuni herë pas here me ujë të freskët, duke bërë dush ose duke u lagur me peceta për të ulur temperaën e trupit, në krah, qafë, ballë.
Gjithashtu, këshillohet të hani ushqime të lehta dhe jo të yndyrshme, pije të ndryshme, ujë natyral, të mos konsumoni alkool.