Këshillat më të reja nga veteranët: A do ta dëgjojnë tre liderët Nasim Haradinajn apo Amerikën?

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj duke folur për iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale dhe prishjen e raporteve me miqtë ndërkombëtarë, tha se ata janë lodhur nga dëgjueshmëria e Kosovës dhe se të amerikanët e ndërkombëtarët të bëjnë mik vetë nëse je i fortë.

“Edhe miqtë amerikanë, britanez dhe BE janë lodhë me dëgjueshmërinë tonë. Ata të bëjnë mik nëse je i fortë”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel.

I pyetur nëse shfuqizimi i Speciales mund të na kthehet boomerang, ai tha se “boomerang na kthehet vetëm nëse tregohemi pa kurrizor e të dëgjueshëm”.

Kur u pyet se a është kontradiktore që dikur ata që lobuan për votimin e Speciales, si Presidenti Hashim Thaci, sot po lobojnë për të kundërtën, shfuqizimin, Haradinaj tha se “unë mendojmë që ne nuk mund të frikohemi, po na vjen mirë që më në fund i bindem ata që e kanë votu për se kanë gabu”.

Në fund ai tha se ndërkombëtaret nuk e kanë veç Kosovën dhe se ata kanë filluar ta humbin respektin për vendin tonë prej kur ne nuk po e respektojmë vetveten.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme