Këshilli Gjyqësor njëzëri e tërhoqi nga rendi i ditës pikën për zgjedhjen e kryetarit të ri të Këshillit, pas dorëheqjes së parevokueshme të Vesna Damevës. Anëtarët e këshillit thanë se ishin të befasuar nga vendimi dhe se u duhej më shumë kohë për të menduar se kush do të ishte propozimi për kreun e ri të Këshillit Gjyqësor. Krahas kësaj, Limani tha se në seancën e sotme mungojnë dy anëtarë, ndërsa edhe dy anëtarëve të tjerë të këshillit po u mbaron mandati, kështu që ky vendim më së miri merret kur Këshilli të jetë i plotë.
“Kam propozim konkret për të hequr nga rendi i ditës pikën e dytë, zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, për faktin se sot mungojnë dy anëtarë me të drejtë vote. Gjithashtu, jemi në proces të zgjedhjes së dy anëtarëve të ri të cilët do të zgjidhen, zgjedhjet do të jenë më 11 të këtij muaji, një anëtar nga radhët e gjykatësve nga lista e përgjithshme për zonën e Apelit- Shtip dhe një anëtar nga listën e veçantë ku votojnë të gjithë gjykatësit, mendoj se për zgjedhjen e kryetarit të ri duhet të jemi në përbërje të plotë”, tha Isamedin Limani.