Gazetar: Adrian Kerimi
Alsat mëson ekskluzivisht përmbajtjen e arsyetimit nga aktgjykimi i Gjykatës Administrative me të cilin Vesna Dameva duhet të kthehet në pozitën e kryetare së Këshillit Gjyqësor. Në aktgjykimin të cilin sot e ka pranuar Këshilli Gjyqësor thuhet se vendimi për shkarkimin e Vesna Damevas nuk është arsyetuar dhe është i paqartë.
“Në rastin konkret gjykata ka gjetur se arsyetimi i vendimit të kontestuar është i paqartë, përkatësisht Këshilli nuk ka dhënë asnjë arsye mbi bazën e të cilave e shkarkon nga detyra palën paditëse, nuk i ka paraqitur dëshmitë mbi të cilat është vërtetuar gjendja faktike dhe as nuk i ka vërtetuar faktet mbi të cilat është sjell një vendim i tillë. Përkatësisht në arsyetimin e vendimit të kontestuar, Këshilli vetëm ka përmendur se me shumicë të votave nga anëtarët me të drejtë vote është votuar mosbesimi i paditëses (Vesna Dameva) nga pozita e kryetares”.
Gjykata ka vendosur se neni në të cilin është thirrur Këshilli Gjyqësor dhe e ka bazuar vendimin për shkarkim, rregullon vetëm funksionimin e këtij organi por jon edhe procedurat për shkarkim, përkatësisht përgjegjësinë dhe mosbesimin e kreut të këshillit.
“Nuk janë përmendur as arsyet mbi të cilat nuk janë marrë parasysh arsyetimet, propozimet dhe konstatimet e palës paditëse (Vesna Damevas) dhe as nuk është theksuar baza ligjore mbi të cilën është zbatuar procedura për faktin se vendimi thirret në nenin 38 të Ligjit për Këshillin Gjyqësor, dispozitë e cila rregullon vetëm punën e Këshillit Gjyqësor”.
Të mërkurën përmbajtja e saj dhe rrjedha e të gjitha procedurave do të shqyrtohet në kolegjium, ndërsa në afat prej 30 ditëve më së voni duhet të veprohet për zbatimin e saj. Ashtu siç u bë e ditur paraprakisht, ndaj vendimit të Gjykatës Administrative nuk ka të drejtë ankese asnjë palë dhe si i tillë duhet zbatohet.
Vesna Dameva u shkarkuar nga pozita e kryetare së Këshillit Gjyqësor më 26 prill të këtij viti përmes një votimi kontestues me 7 vota për, në seancën e cila u udhëhoq nga nënkryetari Selim Ademi edhe pse Dameva ishte prezentë në sallë. Arsye për shkarkimin e saj, anëtarët të cilët votuan “për” kishin marrë një letër të ambasadores Aggeler të cilën sipas tyre Dameva e kishte mbajtur të fshehur nga organi më i lartë gjyqësor në vend. /Alsat.mk