Këshilli nuk ka konstatuar shkelje të ligjit nga gjykatësja e Daniella Aleksoska- Stojanoska

Këshilli gjyqësor nuk ka konstatuar shkelje të ligjit nga gjykatësja e Gjykatës Penale Daniella Aleksoska- Stojanoska, e cila i shqiptoi masë edukative Vasill Jovanovit, i cili e goditi për vdekje 22 vjeçaren Frosina Kullakova, në proces gjyqësor të mëparshëm ku po gjykohej për drogë. Këshilli gjyqësor ka propozuar që vetëm raporti nga ky rast t’i dërgohet Prokurorisë dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë, sepse Këshilli gjyqësor ka vërejtje lidhur me fjalën përfundimtare të prokurorit që e ka ndjekur Jovanovin në këtë rast. Sipas anëtarëve të Këshillit, masa edukative që gjykatësja ia ka shqiptuar Jovanovit është në përputhje me dispozitat e Kodit penal dhe ajo nuk ka vepruar në kundërshtim me të.

“Pretendimet për njëanshmëri në vendimmarrjen e gjykatëses lidhur me ekzistimin e arsyeve për përjashtim nga neni 33 i Ligjit për procedurë penale, ky grup i punës beson se rrethanat e shqyrtuara nuk janë të natyrës së tillë që të ngrenë dyshime për njëanshmërinë e saj”, tha Danka Ristova, anëtare e Këshillit gjyqësor. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme